Fansat kërkojnë që Britney Spears të intervistohet nga Oprah Winfrey

Mediale Vip

Fansat kërkojnë që Britney Spears të intervistohet nga Oprah Winfrey

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:09
Britney Spears

Fansat e Britney Spears po kërkojnë që këngëtarja e famshme të realizojë një intervistë për Oprah Winfrey në mënyrë që të rrëfejë ngjarjen e saj të paraqitur në dokumentarin e New York Times me titull “Framing Britney”.

Ideja e fansave për këtë intervistë ka ardhur pas bujës që bëri intervista e Princit Harry dhe dukeshës Meghan Markle e në të cilën ata shpalosën shumë detaje nga jeta e tyre, të cilat tronditën Pallatin Mbretëror, shkruajnë mediat e huaja.

Burime të afërta me Britney kanë deklaruar se ndonëse ylli i pop-it nuk ka në plan për momentin të realizojë ndonjë intervistë, zgjedhja e parë për të do të ishte Oprah nëse do të vendoste të bënte një gjë të tillë.

Sipas këtij burimi, Britney nuk është e sigurt se dëshiron të flasë për të kaluarën e saj për shkak se nuk dëshiron që të tjerët të flasin për jetën e saj.

Këngëtarja 39 vjeçare zakonisht ngurron të flasë për mediat dhe gjithmonë ka qenë e rezervuar sa u përket intervistave.

Britney ka realizuar intervistë për Oprah Winfreyn për herë të fundit në vitin 2002 kur ishte vetëm 20 vjeçare me ç ’rast kishte thënë se po mësonte shumë rreth vetes lidhur me atë se çfarë ajo dëshironte të bënte dhe jo çfarë dëshironin të tjerët për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat