Eva Murati mund të jetë këngëtarja më e re në muzikën shqiptare

Mediale Vip

Eva Murati mund të jetë këngëtarja më e re në muzikën shqiptare

Më: 21 mars 2021 Në ora: 07:16
Eva Murati

Eva Murati është në nga moderatoret dhe aktoret më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo është vlerësuar gjithmonë për shkathtësinë dhe artikulimin e saj e i ka dhënë fund paragjykimit se gazetaret sportive janë vetëm të bukura.

Ndonëse të gjithë ne mund të mendonim se kemi parë gjithçka nga Eva, ajo i ka surprizur të gjithë. Moderatorja ishte e ftuar në sezonin e ri të emisoinit “Soiree”, që ju dedikua vetëm qytetit të saj të lindjes, Elbasanit.

Eva tregoi se ka lindur në Elbasan, por është larguar nga qyteti i saj për t’u zhvendosur në Tiranë pas 6 vitesh. Megjithatë moderatorja shtoi se vazhdon të ruajë kujtime shumë të bukura nga qyteti i lindjes. Madje dedikuar qytetit të saj të lindjes, moderatorja e njohur bëri atë që nuk e ka bërë deri më tani në skenë dhe i surprizoi të gjithë duke treguar një tjetër talent të saj.

Eva Murati u shfaq edhe si këngëtare, teksa performoi përkrah grupit Alar Band. Ata kënduan bashkë këngën “Vajta në Elbasan” dhe Eva i bëri të gjithë për vete me performancën e saj. Nuk e dimë nëse Eva do e lërë me kaq eksperimentimin në muzikë, apo do ta vazhdojë më tej. Mbetet ta shohim nëse në të ardhmen do e shohim edhe si këngëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat