Refuzon të këndojë, Britney Spears habit me deklaratën e saj të papritur

Mediale Vip

Refuzon të këndojë, Britney Spears habit me deklaratën e saj të papritur

Më: 21 mars 2021 Në ora: 07:19
Britney Spears

Britney Spears prej kohësh është e shkëputur nga muzika, pavarësisht se fansat vazhdojnë ende ta duan njësoj si ditën e parë. Madje duket se ajo ka një fanse shumë të madhe, që po i kërkon me këmbëngulje të këndojë sërish. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë, ashtu siç të gjithë dëshirojmë.

Britney ka ndarë në rrjete sociale një video të saj duke performuar këngën e saj, “You got it all”. Përkrah videos ajo ka shkruar se tashmë e ka harruar edhe vetë se mund të këndojë dhe zbuloi se e ëma Lynne i dërgoi pamjet në fjalë.

“Mami më dërgoi këtë dhe më kujtoi që mund të këndoj! Më tha: ‘Ti nuk këndon më… duhet ta bësh sërish’. Në fakt nuk e kam parë kurrë këtë performancë. Është një nga udhëtimet e mia të para vetëm, më kujtohet vetëm që thosha ‘Wow Singapori’”, ka shkruar Britney përkrah videos.

Britney nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016-të, që mban titullin “Glory”. Aktualisht ajo refuzon të performojë , teksa vazhdon të ketë probleme me kujdestarinë me babanë e saj.

“Neë York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat