Nga fëmijëria deri te raporti me Sindin dhe Atdheun, Loco siç nuk e keni parë ndonjëherë

Mediale Vip

Nga fëmijëria deri te raporti me Sindin dhe Atdheun, Loco siç nuk e keni parë ndonjëherë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:20
Elvisi

Elvisi i “Për’puthen”, i njohur ndryshe si Loco, ka bërë së fundmi një rrëfim ndryshe për familjen, fëmijërinë dhe pjesëmarrjen e tij në reality show-n e famshëm. I ftuar në programin “Fitstation”, ai zbuloi se pse zgjodhi të jetë ndryshe nga disa konkurrentë duke mos folur për jetën e tij gjatë daljes së përditshme në ekran.

“Nëse ke diçka personale dhe të hidhur në jetën tënde duhet të ngelet aty, nëse del në televizion dhe tregon një histori tënden dhe e zmadhon, mua më duket sikur e gjitha bëhet për mëshirë dhe këtë gjë unë nuk e doja kurrë, të më shohin njerëzit si gjynah”, rrëfeu Loco.

Ndërsa duke folur për fëmijërinë e tij, Elvisi e cilësoi atë si paksa të “vetmuar”, duke qenë se kanë jetuar jashtë shtetit dhe prindërit ishin gjatë gjithë kohës në punë.

“Një nga fjalët që mund ta përshkruaj fëmijërinë time është disi e vetmuar. Kemi qenë në emigrim që kur isha 3 vjeç, edhe ne emigrim shkohet për një jetë më të mirë dhe prindërit shkonin në punë, unë më shumë kam ndenjur me fëmijët e lagjes se me familjen. Ka anën e vet negative kjo gjë por nga ana tjetër të mëson t’ia dalësh vetëm”, shtoi ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Gjithashtu nuk i ka shpëtuar pyetjes në lidhje me Sindin dhe Atdheun, të cilët kanë tërhequr shumë vëmendjen e publikut me postimet që bëjnë në rrjetet sociale. Loco rrëfeu për marrëdhënien që ka me Sindin pas daljes nga emisioni, duke treguar dhe se si e sheh dyshen Sindi-Atdhe

“Pse jo, mund të kemi diçka edhe pas daljes së Sindit, nuk është se u shkëputëm aty, dhe ajo ndarja që patëm në studio ishte emocionale sepse ishte i vetmi person që më mbante aty. Puna e Atdheut me Sindit është diçka miqësore. Dihet botërisht që unë me Atdheun kam miqësi dhe jemi të afërt, dhe tek meshkuj si unë me dhe Atdheu nuk do guxonte kurrë të hynte një femër dhe nëse ne mbajmë një femër të dy, e mbajmë për hir të pëlqimit jo për të bërë tjetrin xheloz, pra nëse është në njohje me mua Sindi nuk do guxonte Atdheu të ndërhynte dhe e kundërta”, u shpreh Elvisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat