Capital T zbulon datën e publikimit të këngës së re, ka edhe një mesazh

Mediale Vip

Capital T zbulon datën e publikimit të këngës së re, ka edhe një mesazh

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:22
Capital T

“Diego” mban titullin projekti më i ri që Capital T do publikojë.

Rep-artisti ka ditë që ka njoftuar për lansimin  e këngës teksa sot e ka bërë publike edhe datën duke zbuluar se projekti është finalizuar.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Capital T njoftoi se me 27 mars do lansojë këngën e re.

Tutje, me anë të videos ai tha se pas publikimit mund ta thërrisni policinë ose zjarrfikëset sepse do të digjet loja.

Ndryshe, ky është projekti i parë i artistit për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat