Trim Jetullahu me fjalë prekëse për të atin, ndërsa njofton se ka ndërruar jetë

Mediale Vip

Trim Jetullahu me fjalë prekëse për të atin, ndërsa njofton se ka ndërruar jetë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:21
Trim Jetullahu

Ditën e djeshme (e diel) u njoftua se ka ndërruar jetë babai i këngëtarit Trim Jetullahu.

Lajmi u bë i ditur nga vet artisti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot më datën 21 mars 2021 ka ndërruar jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, thuhet në postim.

Ndërkohë, Jetullahu ka ndarë një postim tjetër sot ku thekson se të atin e kishte mikun më të mirë dhe se do i mungojë.

Image

“Ah baba shumë kafen e gjërat i kemi bërë bashkë, të kam pasur shokun më të mirë të jetës. Shpejt më ke lënë. Krenar që jam djali i juaj. Shihemi në botën tjetër Naxi im”, ishin fjalët prekëse të reperit.

Jetullahu gjithashtu ka punuar edhe në arkivin e RTK-së.

Trimi në anën tjetër prej vitesh është pjesë e skenës muzikore dhe deri më tani ka sjellë projekte të shumta e mjaft të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat