Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të parë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:44
Eliona Pitarka

Modelja nga Shqipëria, Eliona Pitarka, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.

“Është më në fund këtu”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Në imazhin e vajzës së porsalindur, ndonëse nuk ia ka zbuluar portretin duket një ambient i ngrohtë i mbuluar në rozë.

Pitarka prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie, e cila deri më tani nuk e ka treguar identitetin e partnerit të saj.

Pak para lindjes, supermodelja ka realizuar një fotosesion përkrah të dashurit ku ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Bukuroshja nga Tirana ka nisur karrierën në moshë të re si fotomodele po së fundmi ka qenë edhe në rolin e prezantueses.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat