Fjolla Morina pozon provokuese nga një vaskë e mbushur me trëndafila

Mediale Vip

Fjolla Morina pozon provokuese nga një vaskë e mbushur me trëndafila

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:38
Fjolla Morina

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Kjo për shkak se pak ditë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me partnerin e saj, biznesmenin Fisnik Syla, gjersa dasma e tyre luksoze në ishujt Maldive u komentua mjaft shumë.

Ajo tani duket se akoma po shijon pushimet në po të njëjtin vend, e cila nuk mungon me fotografi e video të reja në rrjetet sociale.

Artistja, e cila në Instagram numëron 428 mijë ndjekës, së fundmi solli disa fotografi atraktive ku pozon në një vaskë të mbushur më trëndafila.

“Koha për të ëndërruar”, ka shkruar ajo.

Image

Ndërkohë, në prapavijë duket një pamje përrallore dhe mbrësëlënese që e ka bërë imazhin e këngëtares edhe më tërheqës.

Fjolla dhe Fisniku përndryshe kanë nga dy fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat