Ariana Grande, Saweetie, Noah Cyrus pjesë e albumit të ardhshëm të Demi Lovatos

Mediale Vip

Ariana Grande, Saweetie, Noah Cyrus pjesë e albumit të ardhshëm të Demi Lovatos

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:17
Demi Lovato

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka zgjedhur një mënyrë mjaft kreative për t’i zbuluar emrat e disa artistëve të shquar të muzikës, të cilët do të jenë pjesë e albumit të saj të ardhshëm.

Këngëtarja 28-vjeçare së fundmi për “The New York Times” tregoi se, bashkëpunimi i saj i shumëpritur me yllin e hitit “Positions”, Ariana Grande, ishte një projekt që në minutën e fundit iu shtua albumit “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”.

Dy këngëtaret e kishin paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre në rrjetet sociale, për një kohë të gjatë.

Tani, Lovato ka bërë të ditur se Grande është bërë pjesë e këngës “Met Him Last Night” dhe rep artistja Saweetie është pjesë e këngës “My GFs are My BFs”.

Pjesë e albumi të ri do të jetë edhe dueti i saj mjaft i suksesshëm me këngëtarin Sam Fischer, “What Other People Say”, dhe një bashkëpunim me motrën e Miley Cyrusit, Noah.

Gjatë ditëve të fundit Demi i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, fragmente të ndryshme të këngëve të përfshira në album, të cilat përveç tjerash mbajnë edhe tituj interesant, si “Melon Cake” dhe “California Sober”. Ai i përmban gjithsej 19 këngë dhe është realizuar nga vet këngëtarja dhe menaxheri i saj, Scooter Braun.

Albumi “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over” do të jetë albumi i parë i lansuar i Lovatos, nga ai i vitit 2017, “Tell Me You Love Me, si dhe do të publikohet për adhuruesit e këngëtares më 2 prill.

Titulli fillestar i këtij projekti ishte “The Art of Starting Over”, por më pas këngëtarja kishte vendosur t’ia shtojë edhe një titull të dytë për të pasqyruar rëndësinë e dokumentarit të saj të ardhshëm, “Dancing With the Devil.”

“Nëse e dëgjon atë këngë pas kënge dhe e përcjell secilën me vëmendje, e sheh që në fakt albumi është një lloj kolone zanore jozyrtare e dokumentarit. Sepse në të vërtetë e përcjell jetën time gjatë këtyre vjetëve të fundit. Kur po e shqyrtonim listën e këngëve e kuptuam që disi ato përkonin me historinë e jetës sime, prandaj kishte kuptim t’i shtoja gjërat më emocionuese në fillim të albumin të cilat më pas ndryshonin në artin e nisjes të jetës nga fillimi”, ka deklaruar këngëtarja.

Lovato e përshkruan albumin një përzierje të zhanreve muzikore, si country, R&B dhe pop i viteve ’90.

Dokumentarit “Demi Lovato: Dancing With the Devil” i cili fokusohet në betejën e Lovatos me varësinë nga droga dhe alkooli, veçanërisht në mbidozën e vitit 2018 që gati i kushtoi me jetë, lansohet sot në platformën YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat