Publikohen prapaskenat e serialit të ri turk, pjesë e të cilit është edhe Arbnora Ademaj

Mediale Vip

Publikohen prapaskenat e serialit të ri turk, pjesë e të cilit është edhe Arbnora Ademaj

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:25
Prapaskenat e serialit turk

Prezantuesja dhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa ditësh është duke qëndruar në Turqi.

Kjo pasi ka nisur punën për projektin e radhës, siç bëri të ditur vitin e kaluar se do jetë pjesë e një seriali turk.

Në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, bukuroshja shqiptare tregon se kanë nisur xhirimet e këtij seriali dhe se ka ndarë me ndjekësit disa prapaskena.

Në një moment, Ademaj është duartrokitur nga kolegët të cilët duket se e kanë pëlqyer punën e 32 vjeçares.

Në po të njëjtin postim, Arbnora ka falënderuar bashkëpuntorët që e ndihmuan të jenë pjesë e projektit e po ashtu u shpreh se ndihet shumë e lumtur.

Image

Muaj më parë, mediet në Turqi raportuan edhe për një bashkëpunim të artistes shqiptare me aktorin Kenan Imirzalioglu, i cili për audiencën shqiptare njihet si “Mehmet Kosova”.

Në vazhdim presim të shohim për rolin dhe paraqitjen e ish-Miss Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat