Bearti e pranon se është ndarë përfundimisht nga Tea

Mediale Vip

Bearti e pranon se është ndarë përfundimisht nga Tea

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:35
Tea, Bearti

Ka disa ditë prej kur lidhja e Teas dhe Beartit nuk duket se po shkon mirë

Madje, ditëve të fundit janë shtuar dyshimet se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

E këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bearti. Ai ka deklaruar se tashmë i ka dhënë fund romancës me vajzën nga Shqipëria.

I pyetur se a është ndarë nga Tea, Bearti ka thyer heshtjen.

“Po, është e vërtetë”, ka deklaruar Bearti

Tea dhe Bearti u bënë çift pasi dolën nga emisioni “Për’puthen”.

Ishte Tea ajo që fillimisht doli nga ky emision si çift me Andin, por pas daljes, u pa me Beartin.

Pas shpërndarjes së disa fotografive, edhe vetë Tea dhe Bearti e konfirmuan se janë në një lidhje dashurie dhe se dalja e Teas me Andin si çift ishte veç sa për sy e faqe.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat