Si po e kalon Bearti ndarjen nga Tea?

Mediale Vip

Si po e kalon Bearti ndarjen nga Tea?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:43
Tea dhe Bearti

Tea dhe Bearti janë ndarë!

Pak javë pasi zyrtarizuan raportin e tyre të dashurisë të nisur rreth muajit dhjetor, në ditëlindjen e Teas, ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme për ditëlindjen e Teas.

Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për portalin tonë.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij” – ka deklaruar burimi i portalit tonë.

Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit përfundoi në hotel, dhe jo në banesën e Beartit.

Prive.al e ka të konfirmuar që Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë ditën e sotme me një makinë private.

Ndërkohë Bearti, po heq mendjen nga ndarja duke kaluar kohën në Netflix. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai kërkoi nga ndjekësit edhe sugjerime të filmave apo shfaqjeve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat