Konkurrenti i ri përlotet për humbjen e nënës, emocionon gjithë studion e “Përputhen”

Mediale Vip

Konkurrenti i ri përlotet për humbjen e nënës, emocionon gjithë studion e “Përputhen”

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:37
“Përputhen”

Gjatë gjithë kësaj jave do ketë hyrje të reja në program.

Sot iu bashkua Shkëlqimi një djalë nga Kruja i cili u përlot derisa foli për nënën e tij e cila tha se nuk i jeton qysh se kur ka qenë 8 vjeçar.

Shkëlqimi tha se çdoherë dhe në çdo vend ndjehet mungesa e nënës sado që mundohemi ta fshehim apo nuk i respektojmë prindërit sa janë në jetë do na mungojnë.

Tutje, ai dha edhe një mesazh publikisht që të respektohen dhe vlerësohen prindërit sa janë gjallë sepse në momentin që nuk i kanë atëherë secili njeri do bëhet pishman për çdo gjë, çdo fjalë e thënë kundrejt tyre, tha Shkëlqimi.

Ndryshe, në episodin e sotëm u transmetua takimi i Blerimit dhe Antonelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat