Partneri e befason Adriana Matoshin

Mediale Vip

Partneri e befason Adriana Matoshin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:20
Adriana Matoshi me të dashurin

Aktorja tashmë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës po e shijon lidhjen e saj me Keith Groeneveld.

Madje siç duket lidhja e tyre vetëm se po shkon e po bëhet më serioze.

Së fundi, Keith ka publikuar video në storien e tij derisa i dhuron një trëndafil të kuq aktores.

Në Instagram, ai ka publikuar videon derisa shihet se Adriana Matoshi i dhuron një përqafim.

Ndryshe, çifti pothuajse gjatë gjithë kohës janë pranë njëri-tjetrit e këtë e tregojnë nëpërmjet postimeve në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Keith është ai i cili më shpesh se aktorja e shpreh dashurinë ndaj saj duke mos munguar edhe fotografitë romantike me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat