Rina hap arkivat

Mediale Vip

Rina hap arkivat

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:53
Rina Balaj

Para tre vitesh, publiku u njoh për herë të parë me reperen Rina Balaj, emri i së cilës u komentua që në fillimet e saj.

Rina u kthye menjëherë në kryefjalën e mediave dhe diss-et e saj për vajzat e tjera të rep-it morën jo pak vëmendje.

Në tre vite karrierë, këngëtarja është rritur profesionalisht dhe sherret ia ka lënë pas të shkuarës.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me to momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja ka hapur arkivat dhe na ka prezantuar me një mini-Rina dhe me familjen e saj. Ajo ka publikuar disa foto ku këngëtarja shihet me njerëzit e saj më të afërt  në hapat e parë të jetës.

Rina ka shfaqur në foto gjyshin e saj, krahës së cilës ka shkruar:

“Unë dhe gjyshi im. Më mungon shumë baci”.

Ajo gjithashtu ka publikuar imazhin e nënës së saj para 31 vitesh dhe siç duket Rina e paska marrë gjithë bukurinë nga e ëma.

Kujtojmë se më herët artistja kishte premtuar se do të sillte trende të reja në muzikën shqiptare dhe në fakt e mbajti fjalën. Si askush tjetër më parë, reperja shqiptare i këndoi një dashurie të pamundur mes një vajze lezbike dhe një tjetër heteroseksuale. Rosita, që mban edhe titullin e këngës, konsiderohet si shoqja e Rinës, që bie në dashuri me reperen, por kjo e fundit nuk mundet t’ja kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat