Shkumbin Ismaili të shtunën publikon këngën e parë për vitin 2021

Mediale Vip

Shkumbin Ismaili të shtunën publikon këngën e parë për vitin 2021

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:14
Shkumbin Ismaili

Këngëtari ka përgatitur projekti e ri.

 Shkumbin Ismaili njoftoi fansat e tij përmes profilit Instagram se së shpejti do lansojë këngën për vitin 2021.

Në postimin e ndarë me ndjekësit ai shihet duke shkruar në një xham të dritares titullin e këngës e cila titullohet “Shko”.

“E Shtunë Ora 16.00”, ka shkruar  Shkumbin Ismaili në mbishkrimin e postimit derisa mori komente të shumta pozitive nga fansat duke i shkruar se nuk zhgënjen asnjëherë dhe mezi e presin klipin.

Ndryshe, kjo është kënga e parë e artistit për vitin 2021 pas asaj “Mbaje fjalën” të cilën e ka publikuar 6 muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat