Pasi theu rekord në Instagram, Billie Eilish shfaqet e veshur firmato

Mediale Vip

Pasi theu rekord në Instagram, Billie Eilish shfaqet e veshur firmato

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:08
Billie Eilish

Artistja e njohur, Billie Eilish, është ndër personazhet që eksperimenton ndonëse më së shumti me paraqitjet e saj.

Nga flokët me ngjyrë të gjelbër, bukuroshja i bëri ato bionde, duke thyer rekord të pëlqimeve në rrjetin social Instagram.

Ditën e djeshme (e mërkurë) ajo pati rastin që të shpërndajë edhe disa fotografi të tjera, ku mori vëmendje të madhe.

Billie u shfaq me plot stil, teksa në secilin detaj vëreheshin gjërat firmato, të cilat i zgjodhi për këtë dukje.

19-vjeçarja posedon rreth 79.6 milionë ndjekës, të cilët e përkrahin vazhdimisht në secilin hap të jetës.

Pasi solli pamje nga rrobat ‘Gucci’, Eilish ofroi disa imazhe edhe nga rezidenca e saj luksoze në Los Angeles. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat