Pas pesë vitesh mungesë, Rihanna do të rikthehet me një këngë të re për të gjithë fansat e saj

Mediale Vip

Pas pesë vitesh mungesë, Rihanna do të rikthehet me një këngë të re për të gjithë fansat e saj

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:26
Rihanna

Pas pesë vitesh mungesë, më në fund Rihanna do të vijë me një këngë të re!

Këngëtarja 33-vjeçare ka lënë disa gjurmë që tregojnë se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor, teksa festoi suksesin e albumit “Anti”, duke u bërë e para artiste femër me ngjyrë që u dëgjua për pesë vite në “Billboard 200”, raporton “Daily Mail”.

Rihanna postoi dje një video në llogarinë e saj në Instagram, duke njoftuar të gjithë fansat për këtë arritje të radhës.

Image

Një fans i sugjeroi Rihanna-s që ta festonte këtë arritje duke publikuar një këngë të re dhe përgjigja e saj ishte: “Vetëm një”.

“Anti” është albumi i tetë i Rihanna-s dhe i fundit deri më tani, pasi fansat e saj besojnë se së shpejti ajo do të publikojë hite, pasi do të shpallet edhe fituese e çmimit “Grammy” për nëntë herë radhazi.

Image

Gjatë këtyre pesë viteve, Rihanna është fokusuar tek biznesi i saj, i cili përfshin markën e saj kozmetike “Fenty Beauty”, si dhe linjën e të brendshmeve “Savage x Fenty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat