Alban Ramosaj rikthehet në “Këngën Magjike”!

Mediale Vip

Alban Ramosaj rikthehet në “Këngën Magjike”!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:58
Alban Ramosaj

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj do të rikthehet në ‘Këngën Magjike’ pasi mungoi për katër vite në këtë kompeticion muzikor. Këtë lajm artisti e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi historinë e krijimit të këngës dhe tregoi se bashkëpuntorët e tij janë Fifi dhe Bruno.

“Histori e gjatë e thënë shkurt, gjatë kohës që po jetoja në Spanjë shkrova një këngë në kitarë të cilës nuk i dhashë fundin dot kurrë prej “bllokazhit emocional” qe mu krijua nga vetë tema që vendosa të prekja në këngë.
Tani Fifi përvecse është kolege, është a good friend of mine që flasim shpesh me facetime dhe po i tregoja një natë për këtë situatën time sentimental-o-romantike, e po më dëgjonte sikur e kisha paguar për terapi 
Më kërkoi audion që kisha regjistruar (këngën) sepse donte “vetëm ta dëgjonte”.
Pak orë më vonë më ktheu një voice note ku kishte arritur aq bukur tu fuste në atë flluskën time të melankolisë e të ndërthurte fjalë mbi hapësirat bosh të vijës melodike.
Me pak fjalë, është hera e parë që kam një bashkëpunëtore në tekst dhe jam shumë i lumtur qe ishe ti e para”, shkruan ndër të tjera Albani.

Këngëtari tregoi se kënga përfundoi në studion e Brunos e që atëherë po punojnë të tre.

“Pastaj Fifi si Fifi i kishte dërguar Brunos audion dhe historinë pas tyre, me telefonon dhe më fton për një vizitë në studio ku nga ai moment e deri më sot unë përveçse kam dy bashkëpunëtorë që jam shumë krenar per ta, kam dhe dy terapistë që më mbajnë në shina çdo session”, shkruan këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat