Humbi betejën me Covid-19, personazhet e njohur shqiptarë reagojnë të pikëlluar pas ndarjes nga jeta të aktorit

Mediale Vip

Humbi betejën me Covid-19, personazhet e njohur shqiptarë reagojnë të pikëlluar pas ndarjes nga jeta të aktorit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 08:22
Luran Ahmeti

Ditën e djshme u shua përgjithmonë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti. I ndjeri ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitojë betejën e vështirë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur gazetari Rilind Gërvalla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Virusi e mori edhe një shok shume të  mirë  e patriot. Luran Ahmeti të jemi borxhli”, shkroi ai.

Ahmeti ka lënë shumë gjurmë në kinematografinë e teatrin shqiptar dhe jo vetëm e ndaj ka krijuar shumë miq, që sot janë shprehur të pikëlluar për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Shumë personazhe të njohur kanë reaguar të trishtuar në rrjete sociale, teksa kanë kujtuar momentet më të bukura me mikun e tyre të ndjerë.

Jonida Vokshi ka publikuar një foto me aktorin dhe përkrah saj ka shkruar: “Nuk e besoj dot o Luran. Ngushëllime familjes. Zoti ju dhëntë fuqi në këto momente”.

Zoti të shpërbleftë me xhenet  Luran Ahmeti. Ngushëllime familjes”, ka shkruar Blerim Destani.

Luran Ahmeti ka luajtur në serialin shqiptar “O sa mirë”, në të cilin kishte rolin e profesorit të Historisë. Ai ka qenë i njohur edhe në Turqi, sepse ka luajtur në serialet më të njohur si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku ka pasur rolin e Kusret Pashait.

Ahmeti la pas vajzën 6-vjeçare, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat