“Me kë do t`i qaj hallet e dertet”, Sabri Fejzullahu i pikëlluar për vdekjen e mikut të tij Cimës

Mediale Vip

“Me kë do t`i qaj hallet e dertet”, Sabri Fejzullahu i pikëlluar për vdekjen e mikut të tij Cimës

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:25
Sabri Fejzullahu

Sabri Fejzullahu i ka kushtuar vargjet më emocionuese mikut të tij Cimës, pas lajmit për vdekjen e tij.

Sot erdhi lajmi se aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi- Cima është ndarë nga jeta.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Reagimet ishin të shumta nga estrada shqiptare të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin e marrë.

Sabri Fejzullahu së fundmi ka reaguar në rrjete sociale për humbjen e mikut të tij duke u shprehur zemërthyer për vdekjen e Cimës.

Ai u shpreh se Cima do t`i mungojë jo vetëm si mik por edhe si njeri me të cilin kishte ‘ndarë hallet e dertet’, derisa iu shprehu ngushëllime edhe familjes së artistit si dhe të gjithë shqiptarëve anembanë.

Ai postoi edhe një fotografi me humoristin të shkëputur nga njëra ndër skeçet e tyre që kishin marrë pjesë së bashku.

“Shpejt ike, merre me mend të shkruaj unë për shkuarjen tënde në atë botë. Sa pikëllim e sa dhimbje. Kush do t`i dhurojë jetë, buzëqeshje, dashuri ashti si na dhe ti neve shqiptarëve. Lamtumirë zemra ime”, shkroi Sabriu për mikun e ngushtë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat