Kush mund të dalë çift nga “Për’puthen”, Semanjaku thotë 2 emra: Mund të përfundojnë edhe në martesë

Mediale Vip

Kush mund të dalë çift nga “Për’puthen”, Semanjaku thotë 2 emra: Mund të përfundojnë edhe në martesë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:09
Andi dhe Jasmina

Ditën e sotme në ishte në një lidhje “Skype” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “Shqipëria Live”, sipërmarrësja Lindita Semanjaku.

Ajo ishte e ftuar për të folur rreth ngjarjeve më të nxehta të ndodhura gjatë kësaj jave në emisionin “Për’puthen”. Duke folur rreth debatit të ashpër që Sindi pati me disa prej konkurrentëve dhe opinionistin, Arjan Konomi, ajo tha se vajza “është viktimë e mënyrës se si është folur”.

“Këndvështrim shumë drastik, mënyra se si po trajtohet Sindi këtu në studio si dhe në emision, duket se përfaqëson atë karakterin maskilist që ka populli shqiptar. Sindi është viktimë e mënyrës se si i është folur, një gjuhë jo të zgjedhur. Ajo po u përgjigjet. Është një mllef i akumuluar”, tha sipërmarrësja.

Ndërsa e pyetur nëse mund të ketë një çift të ardhshëm në “Për’puthen”, Lindita tha: “Jasmina me Andin”.

“Janë shumë organik, mund të krijojnë një marrëdhënie të konsoliduar, mund të përfundojë edhe në martesë”, u shpreh sipërmarrësja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat