E mira e vjehrrave?! E zbulon Jonida Vokshi

Mediale Vip

E mira e vjehrrave?! E zbulon Jonida Vokshi

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:07
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi e ka mbajtur përherë fizikun e saj në formë, por si të gjithë ka raste kur e tepron me ushqimin.

Do thoni ju çfarë e bën Jonidën ta teprojë? Epo së fundmi e ka bërë byreku i vjehrrës së saj, të cilin përveçse e ndau me të gjithë me anë të një fotoje, na tregoi edhe se është më i miri.

Mbrëmjen e djeshme, Jonida as nuk e ka vrarë mendjen se darka nuk duhet të jetë e rënduar nga ushqimi, fundja kush i reziston një byreku të mirë?

Sidomos kur brenda ka edhe dashurinë e përkushtimin e vjehrrës. Po ju si i keni raportin me gatimet e vjehrrës?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat