Hilary Duff bëhet nënë për herë të tretë dhe sapo zbuloi emrin e bebushes!

Mediale Vip

Hilary Duff bëhet nënë për herë të tretë dhe sapo zbuloi emrin e bebushes!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:47
Hilary Duff

Aktorja e famshme e filmave të adoleshencës tonë, Hilary Duff, është bërë nënë për herë të tretë.

Bebushi ka ardhur në jetë tre ditë më parë, ndërsa vetëm sot Hilary vendosi ta ndajë këtë lajm të bukur me të gjithë botën.

Aktorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto nga vaska ku ka sjellë në jetë bebushen, ndërsa brenda në vaskë me të qëndron edhe e bija Banks Violet Bair.

Pranë tyre janë sigurisht edhe partneri,  Matthew Koma, si dhe djali 8-vjeçar, Luca Cruz Comrie.

Duff ka zbuluar për ndjekësit edhe emrin e vajzës që ka sjellë në jetë. Ajo quhet Mae James Bair.

“Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021,” ka shkruar Hilary krahas postimit të bukur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe tashmë familja e tyre ndihet më e plotësuar se kurrë.

Matthew ndau gjithashtu të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram, për t’i dhënë fansave lajmin e bukur se është bërë sërish baba.

Mae James Blair është vajza e dytë e aktores me Matthew, ndërsa ajo është gjithashtu nënë e Luca-s nga martesa me Mike Comrie. l

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat