Jo çdo gjë është ashtu si duket; Arbana Osmani flet për momentet që shihte gjithçka të errët ja pse

Mediale Vip

Jo çdo gjë është ashtu si duket; Arbana Osmani flet për momentet që shihte gjithçka të errët ja pse

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:00
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është një nga imazhet më të dashura nga publiku. Një nga arsyet që e duan kaq shumë është prej pozitivitetit dhe buzëqeshjes që ajo dhuron gjithnjë.

Mos të harrojmë që dhe personazhet publikë janë njësoj si gjithë të tjerët dhe pavarësisht asaj që shohim ka dhe momente të këqija dhe vet Arbana i ka treguar ato që ka kaluar.

“Si ia del të mendosh pozitivisht dhe të mos kesh frikë?” ka qenë pyetja që i është drejtuar. 
Ndërsa Arbana është përgjigjur:

Image

“Ka pasur momente kur jo kam pasur frikë, por kam qenë e terrorizuar nga e ardhmja. Jo vetëm që s’kam menduar pozitivisht, por kam parë çdo gjë të errët. Dhe atëherë e kam kuptuar që kam nevojë për ndihmë, dhe në momente të caktuara, kam bërë gjëra të caktuara. Dikur jam lutur, dikur kam medituar, dikur kam bërë terapi e dikur kam folur me një mik. Por asnjëherë s’kam ndenjur në vend numëro. Asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe s’kam pranuar që ‘ky është fati im’.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat