Ellie Goulding tregon pse e mbajti të fshehtë shtatzaninë

Mediale Vip

Ellie Goulding tregon pse e mbajti të fshehtë shtatzaninë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:23
Ellie Goulding

Muajin e kaluar këngëtarja Ellie Goulding bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë.

E nominuara për “Grammy” ka bërë të ditur në një intervistë për “The Telegraph”, se përse nuk e ka bërë publike shtatzëninë e saj derisa kaluan 30 javë.

“Vetëm edhe pak muaj kanë mbetur dhe do të bëhem nënë”, ishin fjalët me të cilat Ellie kishte dhënë lajmin se është në pritje të fëmijës së parë.

E pyetur se përse e kishte mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë, këngëtarja ka thënë se i duhej kohë që të mësohej me këtë fakt.

Ellie ka realizuar vitin e kaluar edhe albumin e saj të katërt të titulluar “Brightest Blue” dhe së shpejti do të botojë edhe librin e saj për fitnes të titulluar “Calmer, Fitter, Stronger”.

Ajo është e martuar me tregtarin e artit Caspar Joapling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat