Ana dhe Arsimi kapen “mat” dhe fotoja flet vetë!

Mediale Vip

Ana dhe Arsimi kapen “mat” dhe fotoja flet vetë!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:05
Ana dhe Arsimi

Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

Në foto shihen Ana dhe Arsimi në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.

Djali u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Image
Ana dhe Arsimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat