Shpërthen Mandi Nishtulla: Nuk mora asnjë lekë nga kënga “Të ka lali shpirt”

Mediale Vip

Shpërthen Mandi Nishtulla: Nuk mora asnjë lekë nga kënga “Të ka lali shpirt”

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:17
Mandi Nishtulla, Silva Gunbardhi

Këngëtari i njohur, Mandi Nishtulla në një intervistë për “Explus” është shprehur se në Shqipëri nuk vlerësohet sepse është “gabel”.

Ai ka thënë se nuk ka marr asnjë lekë nga super hiti “Të ka lali shpirt”.

“587 milionë klikime të përkthyera në lekë? Nuk kam marr asnjë kokërr leku fare. Kënga ishte ide e imja. Kur udhëton me aeroplan  e shikon gjithë hartë, vetëm kur është det nuk shikon. Kur vjen harta, njeriu bëhet kurioz dhe  shikon tek xhami, shiko gjithë këtë dashuri, gjithë këtë mirësi, kush e ka krijuar këtë dhe më lindi ideja “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan, të ka lali zemër, o sa shuëm të du” dhe e shkrova” , u shprehë Mandi.

Ai tha se me këngëtaren Silva Gunbardhi nuk komunikon më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat