Fjoralba Ponari jep lajmin e mirë

Mediale Vip

Fjoralba Ponari jep lajmin e mirë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:46
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponarit ju besua këtë sezon një format tërësisht i ri në “Top Channel”, i cili tejkaloi që me puntatën e parë gjithë pritshmëritë. “Më thuaj një dëshirë” u përqafua menjehërë nga publiku për shkak të çiltërsisë së fëmijëve, që sollën në ekran në mënyrën më të bukur gjithë historitë e tyre. Po ashtu Fjoralba na dëshmoi se mund të përshtatet fare mirë me çdo detyrë që i jepet dhe se nuk duhen filtrat në ekran nëse di të përcjellësh emocion të pastër tek publiku.

Sot programit “Më thuaj një dëshirë” i erdhi fundi dhe Fjoralba e përmbylli në formën më të veçantë me gjithë fëmijët që ju bashkuan me dëshirat e tyre frymëzuese. Teksa falenderoi të gjithë stafin, publikun dhe të vegjëlit për mbështetjen që i dhanë emisionit, Fjoralba shpërtheu në lot dhe nuk mundi të mbyllte programin. Megjithatë moderatorja dha një lajm të mirë për gjithë ndjekësit e emisionit.

“Më thuaj një dëshirë” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me sezonin e tij të dytë, për të udhëtuar në gjithë qytetet e tjera shqiptare e për t’u njohur me të tjera dëshira fëmijësh.

Ndërkohë kujtojmë se Fjoralba do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të “Top Channel”, si prezantuese e spektaklit “Portokalli”. Ponari arriti të fitonte audicionin e “Portokalli” dhe tashmë drejton spektaklin përkrah Salsano Rrapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat