Aktori i Fara e Flliqt ‘shpërthen’ ndaj prindërve: Mos lejoni fëmijët të shohin serialin tonë

Mediale Vip

Aktori i Fara e Flliqt ‘shpërthen’ ndaj prindërve: Mos lejoni fëmijët të shohin serialin tonë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:09
Edon Berveniku

Në puntatën e fundit të emisionit ‘Glamour Zone’, kanë qenë të ftuar, 2 aktorët e serialit të famshëm ‘Fara e Flliqt’, Muhamet Arifi dhe Edon Berveniku, të cilët ndanë me publikun detaje të ndryshme nga jeta e tyre.

Ka qenë Edoni, ai që vendosi tu bëjë një kritikë të ashpër prindërve që lejojnë fëmijët të shohin serialin ku ai merr pjesë.

Edon Berveniku: Nëse flasim për serial, jam kritikuar për gjuhën e bastarduar që përdorim, disa kjo i pengon por ne tregojmë realitetin. Kur dal rrugës, ndodh që një fëmijë dëshiron të bëjë një fotografi me mua dhe unë cuditem, si mund të lejojë prindi një fëmijë të vogël të ndjeki serialin tonë, kur ne e kemi shkruar +16 ose +18, sepse ka shprehje eksplicide.

Më dhemb, sepse shoh që nuk është kontrolli i mjaftueshëm nga prindërit, dhe fëmijët nuk duhet ta shohin këtë serial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat