Beyonce dhe Jay-Z janë çifti i famshëm më i pasur në botë

Mediale Vip

Beyonce dhe Jay-Z janë çifti i famshëm më i pasur në botë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:43
Beyonce dhe Jay-Z

Këngëtarët Beyonce dhe Jay-Z së bashku përbëjnë çiftin e famshëm më të pasur në botë.

Në vitin 2018 pasuria e Beyonces nga “Forbes” vlerësohej të ishte 355 milionë dollarë ndërkohë që ajo e Jay-Z ishte 900 milionë dollarë, shkruan Cosmopolitan.

Ndërkaq, pasuria e Beyonces për vitin 2020 është vlerësuar të ketë qenë 450 milionë dollarë ndërkaq e Jay-Z ka shkuar në 1,4 miliard dollar.

Kështu, pasuria e përbashkët e tyre për vitin 2020 arrin në më shumë se 1,8 miliardë dollar.

Sipas raportit të “Forbes”, derisa Beyonce nxjerrë para të majme nga këngët, albumet dhe turnetë e saj nëpër botë, Jay-Z gjeneron të ardhura të mëdha nga kompanitë e tij si Tidal, Roc Nation, Roc Nation Sports, Rocawear dhe kompani të tjera.

Kujtojmë se Beyonce këtë vit ka hyrë në histori duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti çmime “Grammy” gjatë karrierës. Beyonce ka arritur të qojë në shtëpinë e saj deri më tani gjithsej 28 trofe të “Grammy”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat