’24 vjet nga kjo tragjedi’ Aurela Gaçe kujton 81 viktimat e Otrantos: Kjo plagë na shoqëron akoma

Mediale Vip

’24 vjet nga kjo tragjedi’ Aurela Gaçe kujton 81 viktimat e Otrantos: Kjo plagë na shoqëron akoma

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:22
Aurela Gaçe

28 Mars 2021, sot mbushen plot 24 vjet nga vrasja makabër në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite që prej asaj dite të zezë për Shqipërinë, dhimbja ngelet e njëjtë po aq e freskët sa ate ditë dhe thirja për drejtësi vazhdon ende.

Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personat të cilët çdo vit përkujton viktimat e tragjedisë së Otrantos.

Përmes një postimi Aurela shkruan se kjo plagë na shoqëron të gjithëve akoma.

“24 vjet nga kjo tragjedi. Fatkeqësisht, kjo plagë na ka shoqëruar  e na shoqëron akoma !”- shkruan këngëtarja krah këngës së publikuar për nder të viktimave të asaj dite fatkeqe, 28 mars 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat