Justin Bieber i zë vendin e parë Dua Lipës në Spotify

Mediale Vip

Justin Bieber i zë vendin e parë Dua Lipës në Spotify

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:33
Justin Bieber

Disa javë rresht artistja ka qëndruar e para në platformën e njohur.

Mirëpo pasi këngëtari ka publikuar albumin Justice i ka zënë vendin Duas.

Platforma e njohur me një postim në profilin e saj në Instagram tregoi se Bieber këtë javë po e udhëheqë toplistën duke u radhitur i pari. Ndërsa, e dyta vazhdon të jetë Dua Lipa me albumin Future Nostalgia.

Justin Bieber nuk ka shumë ditë që ka lansuar albumin dhe kënga më e dëgjuar së fundi është Peaches.

Theksojmë se njëri nga këngët e artistit u aludua se është dedikim për ish të dashurën Selena Gomez.

Ndryshe, Justin së fundi njoftoi se ka shtuar edhe një tatuazh në qafën e tij.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat