Azeti sonte sjell këngën e re Nicht Da

Mediale Vip

Azeti sonte sjell këngën e re Nicht Da

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:54
Azeti

Reperi i popullarizuar shqiptar, Azet, duket se ka finalizuar një projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Artisti, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ndarë një pjesë të këngës së re dhe ka zbuluar se publikohet sonte (e mërkurë).

“E mërkurë, 23:59 ‘Du Nicht’”, ka shkruar ai.

Klipi duket të jetë më veror dhe shumë i veçantë, gjersa shihet Azet në një vend luksoz e me pamje të mrekullueshme.

Reagimet e ndjekësve në hapësirën për komente ishin të shumta, kurse deri më tani janë mbledhur mbi dy mijë.

E fundit nga reperi mbetet “Fluch” që ka mbledhur mbi tre milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat