Mos ndoshta ky koment i Loredanës konfirmon shtatzëninë e saj të dytë?

Mediale Vip

Mos ndoshta ky koment i Loredanës konfirmon shtatzëninë e saj të dytë?

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:54
Loredana

Prej javësh përflitet se Loredana është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Si fillim dyshimet e fansave nisën pasi reperja publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilave shkroi:

“Dua një bebush të dytë”.

Por nuk mbaroi me kaq! Para pak ditësh Lori i ka bërë të gjithë të dyshojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë. Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkroi reperja.

Ndërkohë që fansat nuk janë ende të bindur për dyshimet e tyre, Loredana vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit. Së fundmi një nga fanset e saj ka publikuar një video, në të cilën flet për ribashkimin e Mozzik me Loredanën dhe për faktin se kjo e fundit mund të jetë sërish shtatzënë. Loredanës nuk i ka shpëtuar kjo video dhe ka lënë një koment që i shton akoma më shumë dyshimet.

“Pra, le të festojmë të gjithë bashkë së shpejti”, ka komentuar Loredana.

Këto fjalë duken si një lloj konfirmimi, por ende nuk mund të flasim me bindje të plotë për shtatzëninë e saj derisa reperja ta pranojë me plot gojën këtë gjë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat