Orinda Huta dhe Turjan Hysko në pritje të një vajze? Ja detaji që ngriti sërish dyshime

Mediale Vip

Orinda Huta dhe Turjan Hysko në pritje të një vajze? Ja detaji që ngriti sërish dyshime

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:12
Orinda Huta dhe Turjan Hysko

Urimi i Orinda Hutës për 36-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, ka ngritur dyshime për gjininë e fëmijës që çifti po pret.

Mioderatorja publikoi në Instastory një foto të tij, ku shihej duke pozuar me tortën para.

“Turjan Hysko, të dua!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

Mirëpo, në sfond Orinda zgjodhi këngën e Beyonce-s, të titulluar “Daddy Lessons” për të shoqëruar foton, dhe gjatë saj dëgjohet: “Daddy’s little girl”, që do të thotë “vajza e vogël e babit”.

Kështu fansat kanë nisur të aludojnë se çifti shumë i dashur për publikun shqiptar mund të jenë në pritje të një vajze.

Më parë, ndjekësit e moderatores shkruanin se ngjyrat në veshjen e saj (rozë, lejla) që ishin zgjedhur për fotosesionin që realizoi me Turjanin, tregonin se fëmija ishte vajzë.

Ndonëse në fillim u mundua shumë ta mbante të fshehtë, tashmë Orinda nuk i kursen më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Dyshja kanë vetëm 2 vite diferencë me njëri-tjetrin, pasi Orinda është 34 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat