“Do dhe grua dhe dashnore”, Arjani thumbon Mevlanin pas “telenovelës” me dy vajzat

Mediale Vip

“Do dhe grua dhe dashnore”, Arjani thumbon Mevlanin pas “telenovelës” me dy vajzat

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:29
Antonela, Mevlani dhe Ledjana

Më në fund pas 8 muajsh në emision, Mevlani dhe Ledjana janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin. Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e sotme. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Mirëpo, opinionisti Arjan Konomi i ka pasur disa rezerva për Mevlanin, të cilat nuk ia tha gjatë emisionit,

Në rrjete sociale, ai ka ndarë një foto me Antonelën dhe Ledjanën, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Na ishte njëherë një Mazllëm në një bregore, që na donte grua edhe një dashnore! ”

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat