Pas ndarjes me Beartin, Tea habit me veprimin e saj

Mediale Vip

Pas ndarjes me Beartin, Tea habit me veprimin e saj

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:30
Bearti, Tea

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë ditët e fundit. Ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:

“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”

Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Ashtu si të gjitha vajzat, edhe ajo ka vendosur të ndryshojë look pas ndarjes. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka lyer flokët në ngjyrë çokollate, duke hequr dorë nga flokët biond dhe portokalli. Kjo do të thotë se Tea e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me Beartin dhe është gati për një histori të re.

Së fundmi, Tea ka marrë vendimin e papritur duke u “larguar” nga Instagrami dhe çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit  e saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat