Stallone i befason të gjithë, po punon për rikthimin e Rocky Balboas

Mediale Vip

Stallone i befason të gjithë, po punon për rikthimin e Rocky Balboas

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:49
Sylvester Stallone

‘Imagjinoni një makinë kohe që na kthen pas në origjinën e Rocky-t’.

Sylvester Stallone i ka habitur të gjithë teksa ka bërë të ditur në Instagram se ka nisur punën për një serial televiziv pararendës të serisë së filmave Rocky.

‘Ky mund të jetë postimi më i çuditshëm që kam bërë deri tani. Sot në mëngjes nisa të shkruaj një skenar për një pararendës të Rocky-t, i destinuar për streaming. Ideja është të bëj disa sezone me nga 10 episode, për të arritur vërtet në thelbin e personazheve, të shfaqur në rininë e tyre. Shpresoj që të realizohet. Pastaj kisha nevojë për të sqaruar idetë dhe shkova për të peshkuar... Nga një ekstrem në tjetrin’.

Rinia e Rocky Balboas

Stallone ka postuar fotot e dy faqeve të shkruar me dorë, të titulluara:

‘Trajtim për serialin pararendës të Rocky-t’. Objektivi i serialit është të bëjë që publiku të njohë më mirë ‘brezin më transformativ të historisë moderne: vitet ‘60’.

Stallone ka listuar edhe disa elemente kyç për t’u analizuar në vitet e rinisë së Rocky-t, si zbritja në Hënë, lëvizja për të drejtat civile, Lufta e Ftohtë, katastrofa e Vietnamit dhe lëvizja feministe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat