Vëllai i saj ka sot ditëlindjen dhe Elita zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar

Mediale Vip

Vëllai i saj ka sot ditëlindjen dhe Elita zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:44
Denis dhe Elita Rudi

Elita Rudi është tepër e lidhur me familjen e saj, ndaj shpesh në llogarinë e saj në Instagram shohim foto apo dedikime për personat e zemrës.

Bukuroshja përpiqet që të jetë thuajse në çdo moment të përditshmërisë në kontakt me fansat e saj.

Sot, Elita ka kujtuar dhe një herë momentin e dasmës teksa ka ndarë me ndjekësit një foto së bashku me të vëllanë, i cili ka ditëlindjen.

”Dashuria ime për ty nuk mund të shprehet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im i dashur: Të dua shumë! @denisrudii”, shkruan Elita.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat