Tea "mban" Andin, i jep goditjen finale Beartit

Mediale Vip

Tea "mban" Andin, i jep goditjen finale Beartit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:16
Bearti, Tea

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre bëri bujë në mediat rozë. Ai ishte i pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo ka vendosur të fshijë edhe foton e fundit që kishte me Beartin, e cila ishte fotoja e një reklame dhe tashmë mund të themi se shanset janë shumë të pakta që t’i rishohim sërish bashkë.

Ndërsa Tea e pyetur për ndarjen, disa ditë më parë, nga ndjekësit e saj është shprehur: “Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”

Kujtojmë se në “instagramin” e saj Tea vazhdon të mbajë foton me Andin, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat