Stresi i reagon Erion Veliajt lidhur me deklaratën për Klodian Rashën

Mediale Vip

Stresi i reagon Erion Veliajt lidhur me deklaratën për Klodian Rashën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:02
Stresi dhe Erion Veliaj

Stresi thotë se Veliaj e rivrau përsëri familjen e Klodian Rashës.

Reperi Stresi jo rrallëherë është përfshirë edhe në tema të ndryshme politike.

Ai para pak muajsh mori pjesë në protestat ku kërkohej drejtësi për Klodian Rashën, i cili mbeti i vdekur nga të shtënat e një polici.

Së fundi, reperi i ka reaguar kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me deklaratën që ka dhënë për Rashën.

Artisti i bën thirrje babait të Klodianit që ta heq pemën që e mbolli bashkë me Erion Veliajn.

“Ju përshëndes të gjithëve . Më detyroi të shkruaj Erionka në Kavajë u shpreh brutalisht.. Klodian Rasha u vra gjatë një konfrontimi . Ky po i rivret përsëri ktë familje .A ka sy e veshë Babai i të ndjerit apo besnik i partisë . Duhet të flas dikush në atë familje e fis për ktë rivrasje. Jo Erionka jo nukë ishte konfrontim se dhe arma e hedhur ishte nga miqët e kriminelit por ekspertiza e nxori që nukë i përkiste Klodianit. II them Babait të klodianit shko hiq atë pemë që mbolle me Erionken se sot të rivrau hapur për herë të dytë . Ose të kërkoi falje botërisht për çfarë nxori sot nga ajo hale gojë .”

Sa i përket projekteve muzikore, “S’jam dorzu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stresi, të cilin e solli në bashkëpunim me Getinjon. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat