JLo ndan fotografi nga xhirimet e filmit të ri në Republikën Dominikane

Mediale Vip

JLo ndan fotografi nga xhirimet e filmit të ri në Republikën Dominikane

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:52
Jennifer Lopez

JLo duket e lodhur nga xhirimet.

Ylli botëror, Jennifer Lopez, muajt e fundit është përkushtuar rreth projektit më të ri filmik.

Ajo prej javësh ka udhëtuar në Republikën Dominikane, ku edhe po punon për xhirimet e këtij filmi.

Së fundi, Jennifer publikoi disa fotografi, ku shfaqet e ulur në këndin e saj të preferuar, teksa po pushonte nga xhirimet.

Ajo ishte veshur në një fustan elegant, të gjatë, i cili ishte i përlyer ashtu sikurse trupi i saj, ndërsa e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza.

JLo po shijonte pamjen mahnitëse të vendit ku po relaksohej, ndërsa dukej e stërlodhur nga puna.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat