Brenda festës luksoze të Morena Tarakut për ditëlindjen e 28-të, merr vëmendje me veshjen transparente

Mediale Vip

Brenda festës luksoze të Morena Tarakut për ditëlindjen e 28-të, merr vëmendje me veshjen transparente

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:49
Morena Taraku

Artistja e njohur nga Peja, Morena Taraku, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 28-të.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion ndjekës, ka ndarë me fansat pamje të reja brenda festës së organizuar për këtë përvjetor.

Siç tashmë shquhet për jetën luksoze, bukuroshja shqiptare po kremton ditëlindjen me miqtë në shtëpinë e saj në Turqi, aty ku jeton dhe vepron prej vitesh.

Image

“Brenda vendit tim të mrekullive”, ka shkruar ajo.

Zeshkania shfaqet me stil të ndryshëm flokësh, gjersa ka vënë në pah linjat e mahnitshme trupore në fustanin transparent.

Urimet ndërkohë nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron në po të njëjtin rrjet social.

Morena ndryshe prej vitesh është bërë pjesë e estradës dhe ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.

Karriera profesionale si modele e këngëtare e po ashtu edhe jeta private kanë qenë gjithnjë cak i medieve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat