Eni Vasili shtatzënë me binjakë, Rama i zbulon publikisht gjininë e bebushave

Mediale Vip

Eni Vasili shtatzënë me binjakë, Rama i zbulon publikisht gjininë e bebushave

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:25
Edi Rama, Eni Vasili

Pak ditë më parë u zbulua se moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Moderatorja do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë ajo ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj. Ndonëse shfaqet çdo javë në ekran, askush nuk e kishte vënë re se Vasili është shtatzënë.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht.

Mesa duket dashuria disa vjeçare e moderatores me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat