Vjen provokuese në imazhin e fundit, Angela Martini: Po të kisha një botë timen, gjithçka do të ishte e pakuptimtë

Mediale Vip

Vjen provokuese në imazhin e fundit, Angela Martini: Po të kisha një botë timen, gjithçka do të ishte e pakuptimtë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:22
Angela Martini

Modelja nga Shkodra, Angela Martini, vazhdon të jetë shumë e komentuar për imazhet që publikon në rrjete sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme, teksa nuk mungon as me paraqitje provokuese.

Bukuroshja, e cila në Instagram ka mbledhur 436 mijë ndjekës, e tillë shfaqet edhe në një të fundit.

Artistja shqiptare vjen provokuese në një fustan të shkurtër me lule, të cilit njëkohësisht ia ka bashkangjitur edhe një thënie.

“Po të kisha një botë timen, gjithçka do të ishte e pakuptimtë”, ka shkruar ajo.

Fotografia për pak kohë grumbulloi mijëra pëlqime e po ashtu komente nga më të ndryshmet.

Angela ndërkaq jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, kurse në të njëjtin vend ka ndërtuar tanimë edhe karrierën profesionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat