Stanaj shkruan këngë për Demi Lovaton dhe Ariana Granden

Mediale Vip

Stanaj shkruan këngë për Demi Lovaton dhe Ariana Granden

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:08
Demi Lovato, Stanaj dhe Ariana Grande

Sukseset për Stanajn nuk kanë të ndalur.

Albert Stanaj është një tjetër emër i suksesshëm shqiptar jashtë trojeve shqiptare.

Artisti, së fundi ka zbuluar bashkëpunimin e radhës me dy yje të muzikës, bëhet fjalë për Ariana Granden dhe Demi Lovaton.

Bëhet fjalë për tekstin e këngës “Met him last night”, të cilin ai e shkroi në bashkëpunim me Arianan dhe dy persona të tjerë.

“Shumë ndjenjë speciale të jem pjesë e një kënge si kjo. Zoti është i mirë! “Met Him Last Night”- Demi Lovato ft Ariana Grande është publikuar❤️‼️”, ka shkruar ai.

Kënga e dy artisteve u prit shumë mirë në publik, ajo erdhi vetëm në versionin audio dhe për pak orë gati ka marrë afro 1 milion klikime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat