Kënga e Dua Lipës përdoret për trajtimin e një çrregullimi të veçantë

Mediale Vip

Kënga e Dua Lipës përdoret për trajtimin e një çrregullimi të veçantë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:01
Dua Lipa

Dua Lipa është padyshim një nga artistet më të kërkuara të momentit në mbarë botën. Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” rezultoi një sukses i vërtetë dhe këto kohë e ka vendosur në qendër të vëmendjes. Përveçse këngët e saj ndihmuan shumë njerëz që të kalonin periudhën e vështirë të karantinës, duket se po shërbejnë edhe në trajtimin e personave me çrregullime të të folurit dhe zërit.

Apple ka krijuar një listë me këngë, të quajtur “saylist”, për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme me të folurën. Kjo listë muzikore është krijuar në bashkëpunim me “Warner Music” dhe në të përfshihen 173 këngë, mes tyre edhe “Don’t Start Now” e Dua Lipës. Këto lista muzikore janë krijuar për njerëzit që ju mbahet goja dhe për ata që kanë probleme me shqiptimin e tingujve të caktuar si “ch” dhe “f”.

Këngët janë përzgjedhur në bazë të një algoritmi, i cili analizon këngët dhe zgjedh ato që përsërisin më shpesh tingujt e vështirë. Një studim i fëmijëve me zhvillim të vonuar në të folur i zhvilluar në Gjermani sugjeroi që ata të përfitonin nga terapia muzikore, duke qenë se janë raportuar ndryshime të rëndësishme klinikisht.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi Dua Lipa është nominuar në tre kaetgori kryesore në “Brit Awards 2021”.  Dua ka njoftuar se është nominuar tre herë, konkretisht në: ”Female Solo Artist”, ”British Single (Physical)”, ”Mastercard Album of The Year”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat