Me sqetulla të pa depiluara, modelja shfaqet ndryshe në reklamën e ‘Adidas’

Mediale Vip

Me sqetulla të pa depiluara, modelja shfaqet ndryshe në reklamën e ‘Adidas’

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:15
Leila Davis

Flokët nën sqetulla janë normale dhe nuk duhen fshehur. Në reklamën e re të  ‘Adidas’, modelja britanike Leila Davis, shfaqet me sqetulla të pa rruajtura.

Postimi numëron më shumë se katër mijë komente, ku mes tyre kanë qenë pozitive dhe negative.

Nga njëra anë, atyre që nuk u ka pëlqyer reklama e gruas e cila është shfaqur me sqetulla të pa rruajtura e kanë shprehur qartë nëpërmjet një emoi, ndërkohë që disa të tjerë kanë komentuar pozitivisht përzgejdhjen që ka bërë marka, që gruaja të bëjë reklamimin në një mënyrë të tillë.

Depilimi i sqetullat dhe i këmbëve tek femrat nisi në vitet ’20, ku femra duhej të kishte një lëkurë të pastër dhe të dukej e bukur.

Por mesa duket në këtë reklamë, është rikthyer koha mbrapsht. Nuk ka rëndësi nëse ke qime nën sqetulla ose jo, një femër mund të ndihet gjithmonë e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat