Stresi i reagon Lorik Canës: Patriot nga Gjakova, a e din që Edi Rama është miku më i ngushtë i Vuçiqit?

Mediale Vip

Stresi i reagon Lorik Canës: Patriot nga Gjakova, a e din që Edi Rama është miku më i ngushtë i Vuçiqit?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:59
Lorik Cana dhe Stresi

Shqipëria më datë 25 të këtij muaji do të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Teksa fushata e partive po vazhdon, në frymën politike janë përfshirë edhe emra të njohur nga fusha e artit, sportit dhe televizionit.

Ditë më parë, futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, që kishte të bënte pikërisht për zgjedhjet.

Ai ishte shprehur se do ta votojë Partinë Socialiste, duke nënkuptuar që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.

Ndërkohë, kundër këtij qëndrimi ka dalë reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike të Shqipëri.

Stresi ka publikuar në InstaStory përgjigjen që Loriku ia kishte dhënë fansit, teksa ka me kritikë i është drejtuar futbollistit për bindjet e tij politike.

Image

Por këtyre reagimeve të Stresit rreth qëndrimit të tij politik, Cana nuk i është kundërpërgjigjur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat